A mund t’ia shohë Portugalia ‘sherrin’ Frankfurtit?
01 korrik 2024
| 11:58
Portugalia luan sot (e hënë) kundër Sllovenisë në kuadër të 1/8 së finales së “Euro 2024”-shit.
Ndeshja zhvillohet në qytetin e Frankfurtit që deri tash ka rezultuar “baksuz” për favoritët në këtë kampionat.
Në këtë stadium, Belgjika është mposhtur nga Sllovakia, Anglia nuk ka arritur më shumë se një barazim me Danimarkën, ndërsa Gjermania mezi e kishte gjetur barazimin ndaj Zvicrës në fund të takimit.