Mushkolaj: A mund të na tregojë Gërvalla a e ka tërhequr zyrtarisht ndonjë shtet njohjen e Kosovës?
05 janar 2023
| 11:08
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar dje se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
Ndaj kësaj deklarate nuk ka reaguar askush nga institucionet e Kosovës, as nga MPJD, as nga Qeveria dhe Presidenca.
Openionisti Imer Mushkolaj ka pyetur nëse ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, di nëse ndonjë shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës.
“A mundet me na tregu Donika Gërvalla a e ka tërheq zyrtarisht ndonjë shtet njohjen e Kosovës? Nëse jo, a mundet me i demantu pretendimet e Beogradit? Apo, si zakonisht, s’ka përgjigje, s’ka transparencë, ka veç heshtje”, ka shkruar Mushkolaj.