A mundet shteti slloven të ofrojë garanci që Thaçi ta mbajë arrestin shtëpiak?

12 korrik 2021 | 21:39

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që tani ndodhet për gjykim në Hagë, ka zgjedhur pikërisht Slloveninë, të mbrohet në arrest shtëpiak . Sipas një mediumi slloven, ky informacion është konfirmuar nga burime brenda dhe jashtë Sllovenisë.

Raportet e tyre duket se ishin të mira, në kohën sa Thaçi ishte kryeministër.

E këto raporte mes tij dhe dikur homologut të tij slloven, Janes Jansa, duket se vazhdojnë akoma të jenë të njëjta.

Sipas mediumit slloven “Necenzuriarno”, Thaçi që tani ndodhet për gjykim në Hagë, ka zgjedhur pikërisht Slloveninë, të mbrohet në arrest shtëpiak .

Madje ky medium, insiston që ky informacion, është konfirmuar nga burimet brenda dhe jashtë Sllovenisë.

Ndërsa shtojnë se deri tek kjo, erdhi pasi Thaçi ka kontaktuar me qeverinë sllovene, të cilët mund të garantojnë se ish-drejtori politik i UÇK-së, nuk do ta lëshojë territorin e Sllovenisë, gjatë kohës së gjykimit.

Nëse do të garantojnë për ish-presidentin, T7 ka pyetur në zyrën e kryeministrit slloven, Janez Jansa.

Por nga shteti slloven, deri në orët e pasdites së të hënës, nuk kanë kthyer përgjigje.

E njëjtë përgjigje nuk kanë kthyer as nga Gjykata e Hagës dhe as ekipi mbrojtës i Thaçit, nëse është bërë një kërkesë e tillë.

Por, a mundet shteti slloven, të ofrojë garancë, që ish drejtori politik i UÇK-së, ta mbajë arrestin shtëpiak ?

Sipas Zekajt, shteti i tretë, duhet t’i plotësojë të gjitha kriteret që i kërkon Gjykata Speciale.

Ndërsa kërkesa të tilla, krerët e UÇK-së, mund të bëjnë disa herë.

I njëjti medium slloven, disa muaj më parë, kishte publikuar edhe një non-paper që flet për ridefinimin e kufijve në Ballkan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KONKURS PUNE ALWERA INVEST shpall konkurs për pranimin e 4…