A ngjajnë? Këngëtaren shqiptare e krahasojnë me Jennifer Lopez
14 shkurt 2022
| 11:39
Nora Istrefi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Prej vitesh pjesë e skenës muzikore shqiptare, Nora ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme dhe të vlerësohet si ndër artistet më të mira.
Por jo vetëm kaq, pasi këngëtarja shpeshherë merr vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në rrjetet sociale. E ashtu ka ndodhur edhe së fundmi, ku autorja e shumë hiteve ka tërhequr vëmendjen me disa imazhe të reja që ka publikuar.
Si gjithmonë, ajo duket mjaft elegante me fustanin e zi që ka veshur bashkë me një xhup të së njëjtës ngjyrë.
Paraqitjen e ka kompletuar me një kapele duke e bërë të duket më elegante. Fansat e kanë komplimentuar për pamjen por kanë qenë të shumtë ata që e kanë krahasuar me Jennifer Lopez.