A nisi mbrëmë vala e dytë e koronavirusit në Kosovë, tregon Krasniqi

11 maj 2020 | 08:51

Pas dy javësh rënie të numrit të rasteve pozitive me koronavirus , mbrëmë në Kosovë u konfirmuan 14 raste të reja të të infektuarve, ndërsa u shëruan vetëm dy të infektuar.

Rezultatet e djeshme ngrehen dyshimet se ky mund të jetë sinjal i një vale të dytë të COVID-19 në vend. Por, sipas infektologut të QKUK-së, Valbon Krasniqi, rritje dhe rënie të numrit të të infektuarve mund të shohim edhe gjatë ditëve në vazhdim.

“Asnjë pandemi nuk ndalet në mënyrë të përnjëhershme. Oscilime të numrit të rasteve, herë më shumë e herë më pak, mund të shohim edhe në ditët në vazhdim”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, rastet e reja janë sinjale që qytetarët duhet ta vazhdojnë respektimin e masave parandaluese edhe më tutje. “Në radhë të parë, t’i mbulojnë hundën dhe gojën me maskë, të kujdesen për higjienën personale, të mbajnë distancën fizike-sociale dhe t’i shmangen kontaktet me persona jashtë familjes e, për grumbullimin e njerëzve, as që bëhet fjalë”, ka thënë infektologu Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga ekspertët më të mirë amerikanë të shëndetit publik…