![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/Radoniqi.jpg)
A pati sulm kibernetik? Radoniqi: I kemi disa dyshime, çështja është në duar të policisë dhe prokurorisë
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, është pyetur nga gazetarët në lidhje me raportimet se ka pasur sulm kibernetik në uebfaqen e KQZ-së në ditën e zgjedhjeve pasi nisi publikimi i rezultateve prelimnare.
Ai ka thënë se kjo çështje tani është në duar të Prokurorisë dhe Policisë, teksa shtoi se i kanë disa dyshime për të cilat i kanë njoftuar organet e sigurisë.
Radoniqi ka theksuar se posa ta marrin një raport nga këto organe do ta bëjnë publik.
“Kjo çështje tash është në duart e Policisë dhe Prokurorisë, pa e marrë raportin nga ta ne s’do të jepim asnjë informacion sepse nuk i kemi. I kemi disa dyshime tona por ato dyshime janë adresuar në polici, policia do ta japë raportin. Pasi që marrim përgjigje nga policia, ne do ta bëjmë publike”, ka thënë Radoniqi.