A po bie Qeveria e Malit të Zi? Flet Dritan Abazoviqi

14 prill 2021 | 17:10

Nuk ka ndarje brenda koalicionit qeverisës në Malin e Zi. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri Dritan Abazoviqi.

Abazoviqi u ka thënë medieve malazeze se e kupton që opozita po nxjerr në pah tema që nuk mund t’i mbaronte në mandatin e saj.

“Për të futur mosmarrëveshje, me qëllim të mbrojtjes së kapitalit të tij, por edhe ministrin e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq, ai duhej ta bënte këtë”, ka thënë Abazoviqi.

Ai ka thënë se beson se Leposaviq “bëri shkelje” lidhur me deklaratat për Srebrenicës dhe se i takonte kryeministrit Zdravko Krivokapiq të vlerësonte se çfarë masash do të merrte.

“Ai e mori vendimin dhe tani duhet të shohim se çfarë implikimesh do të ketë vendimi në reflektimin e shumicës politike”, ka thënë Abazoviqi.

I pyetur nëse qeveria ka një qëndrim të përbashkët mbi çështjen e Srebrenicës, Abazoviqin ka thënë se qeveria ka një qëndrim që të gjithë duhet të respektojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

“Dhe jo vetëm gjykatat ndërkombëtare, por edhe të gjitha ato vendime që kishin një lidhje direkte ose indirekte me vendin tonë, kaluan nëpër institucionet tona”, ka thënë Abazoviqi.

Ai ka theksuar se Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar Deklaratën mbi gjenocidin në Srebrenicë dhe se duhet t’i përmbahet asaj.

“Është diçka që është çështje absolute e parimit”, ka thënë Abazoviqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…