A po e demanton ambasadori i Somalisë Vuçiqin për ‘çnjohjen’ e Kosovës?
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi është takuar të martën me ambasadorin e Somalisë atje, Jama Mohamed.
Siç ka njoftuar diplomati somalez në “Twitter” me ambasadorin Vrenezi kanë pasur një takim produktiv e ku kanë diskutuar për forcimin e raporteve bilaterale.
“I nderuar që prita ambasadorin Agron Vrenezi, ambasador i Kosovës në Turqi. Ne patëm një diskutim produktiv për forcimin e raporteve tona bilaterale, shkëmbyem informacione dhe pikëpamje rreth çështjeve aktuale në rajon”, ka shkruar ambasadori somalez, Jama Mohamed.
Një takim i tillë në Ankara vjen pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq doli me pretendimet e tij se Somalia është një nga shtetet që e ka “çnjohur pavarësinë e Kosovës”.
Edhe ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media ka mohuar kategorikisht pretendimet e presidentit të Serbisë për punën e njohjeve.
https://twitter.com/Jamaidid/status/1612746686798987265?s=20&t=fh4S_Acju900SIW1XIC8Mg