A po e përcjell dikush Ilir Mirenen? Gazetari thotë se pushteti është ne panik, nuk realizoi asnjë premtim

24 tetor 2024 | 21:20

Në emisionin ‘Pressing’ në T7 mes panelistëve po diskutohet për zhvillimet e fundit në vend.

Gazetari Ilir Mirena ka folur për raportimet se ky pushtet po i përcjell gazetarët, ndërsa thotë se nuk ka parë diçka të dyshimt.

“Nuk pashë dicka të dyshimt hahah. Po besoj kjo që më është thanë që po na përcjellin. Nuk është e verifikume, por prapë më duket absurde që në një vend të lirë demokratik me u përcjell dikush, e sidomos gazetarët. Ckado që bëjmë, e bëjmë publikisht. Këtë e shoh në vazhdën e luftës së madhe që e ka pas ky pushtet për 4 vite ndaj mediave. Është një luftë e pareshtur, ku mediat kanë qenë armiku kryesor i shpallur nga ky pushtet”, tha Mirena.

Tutje ai thotë se gjithë këto veprime i sheh si panik të pushtetit, pasi thotë se nuk e ka realizuar asnjë premtim që e ka dhënë.

“Mediat në këtë periudhë 4 vjeqare nuk ka qenë armik i kësaj qeverie, kanë bërë punën e njëjtë sikur në qeveritë e kaluara. Kanë publikuar skandale, afera korruptive.

Sjellja e kësaj qeverie karshi mediave është e paprecedent. Prej kur e fillojnë mandatin, në prill i futen redaksisë së Insajderit me polici brenda… e deri te kjo e fundit ku thuhet se ne po përcjellum për shkak të punës sonë. Unë nuk kam vërejtur dicka.

Unë po e shoh si panik të pushtetit, i cili ka ardhur me premtime si askush ma herët dhe po e përfundon mandatin me zero realizim të atyre premtimeve”, tha Mirena.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendësministri Radoica Radomiroviq, ka akuzuar ministrin për Kthim dhe Komunitete,…