A po e pret Kosovën një valë e re e pandemisë?
Kosova aktualisht është në mesin e shteteve të Evropës me numër të vogël të të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen e Covid-19.
Kështu tha Lul Raka, mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në një intervistë dhënë “Radios Evropa e Lirë”.
Sipas tij, Kosova e ka kaluar valën e dytë gjatë muajve korrik e gusht, ku numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga kjo sëmundje ka shënuar numër rekord.
Ndërsa me ftohjen e motit dhe grumbullimin e njerëzve në ambiente të mbyllura, Raka ka thënë se është shumë e rëndësishme që të mbahet distanca, masaka dhe higjiena personale, në mënyrë që të mos kemi shtim të numrit të rasteve të të infektuarve me koronavirus.
Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/30880071.html.