A po eksporton Koreja e Veriut armë në Rusi?

22 shtator 2022 | 08:10

Koreja e Veriut thotë se nuk i ka shitur kurrë armë Rusisë dhe nuk ka plane ta bëjë këtë në të ardhmen. Moska po i kërkon Phenianit t’i rimbushë rezervat.

Zyrtarët amerikanë thanë më herët se Rusia mund të blejë raketa dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut.

Ata thanë se lëvizje të tilla, së bashku me blerjet e supozuara të armëve iraniane, treguan se sanksionet perëndimore po pengonin përpjekjet e Rusisë në luftën në Ukrainë.

Moska i mohoi raportet në atë kohë, raporton BBC.

Çdo lëvizje armësh midis dy vendeve do të ishte në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Të enjten, në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut KCNA, një zyrtar i paidentifikuar në Ministrinë e Mbrojtjes së Koresë së Veriut tha: “Ne kurrë nuk kemi eksportuar armë ose municione në Rusi më parë dhe nuk planifikojmë t’i eksportojmë ato”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përvjetorin e 24-të të rënies heroike të Fehmi dhe…