A po i bashkohet AAK-së ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani?
27 qershor 2019
| 10:31
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, me të cilin ka biseduar për proceset politike në vend dhe për projektet konkrete ekonomike, me theks të veçantë për mundësitë zhvillimore të Anamoravës.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Anamorava do ta ketë përkrahjen e Qeverisë për zhvillim ekonomik.
“Ky rajon tashmë numëron ndërmarrje e prodhues me storie suksesi dhe gatishmëria e Qeverisë për t’i mbështetur në planin afatgjatë zhvillimor nuk do të mungojë asnjëherë”, ka shkruar Haradinaj.