A po i shet Rama kravatat? Kryeministri zbulon të vërtetën
14 shtator 2018
| 01:00
Pak ditë më parë, Sali Berisha shpërndau një postim në profilin e tij të “Facebook”, duke pretenduar se Kryeministri Rama ka hapur një dyqan në qendër të Tiranës, ku shet kravata e dizenjuara prej tij.
I ftuar në emisionin “Open”, Rama ka sqaruar se si qëndron e vërteta.
Ai tha se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.
“Nuk kam lidhje fare. Janë disa djem që më kërkuan të përdorin disa motive të tyre, por jo për shitje. Do t’i shes vetë më vonë”, ka thënë kryeministri Rama.
Top Channel