A po i zbutë kryeministri deklaratat ndaj korrupsionit?

09 dhjetor 2021 | 17:06

Shkruan: Hajdin Abazi

Një prej parullave kryesore te Albin Kurit, jo vetëm në zgjedhjet e fundit, ka qenë lufta kundër korrupsionit. Madje, ky ishte edhe premti kryesor në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Pas fitores, u tha se ky është çlirimi. Parualla e ”çlirimit” nënkuptonte çlirimin nga korrupsioni, pra një luftë e pakompromis ndaj këtij fenomeni të kobshëm që ka pllakosë vendin dhe që po i zë frymën.

Ndonëse qeverisja e LVV në Prishtinë e Prizren tregoi se korrupsionin jo vetëm është i pranishëm, dhe ai është i formës së njohur – kryesisht tek tenderimet, por jo vetëm. A. Kurti kishte kritikuar të tjerët, për tenderomani, por një fjalë të vetme nuk e ka thënë ndaj bashkëpartiakëve të tij për rastet korruptive. Ndoshta edhe korrupsioni është i keq vetëm kur ushtrohet nga të tjerët, por jo edhe nga njerëzit e A. Kurtit.

Sidoqoftë, gjatë fushatave zgjedhor për zgjedhjet nacionale, A. Kurti kishte lënë të nënkutohej se korrupsioni i ka rrënjët në qeverisjen e vendit, dhe po të ishte ai kryeministër – do të luftonte korrupsionin. Qytetarët ia dhanë besimin për të qeverisur vendin. Dhe edhe qeveria Kurti 1 e as Kurti 2 nuk shkëlqyen, aty ku kishin premtuar. Premtimet madhore për bashkim kombëtar, mbase mund të kuptohen pse hiqen nga agjenda kur A. Kurti vjen në qeveri, sepse dihet që ajo është si parullë e mirë dhe prek zemrat e qytetarëve, por është e pamundur të realizohet në kontekstin e këtyre dy dekadave dhe të kësaj dekade të tretë të shekullit XXI. Veçse, luftën kundër korrupsionit – mundet ta bëjë, sepse tash e ka në dorë pushtetin. Pritjet se ndaj korrupsionit A. Kurti do të veproj u zbehën shpejt, për çka dhe qytetari e dha verdiktin e vet kundër pseudoçlirimtarëve më 17 tetor 2021.

Por ka edhe më keq.

Kurti e ka zbutur gjuhën kur thotë se “korrupsioni nuk mundet më, pas 14 shkurtit, të jetë i lidhur me nivelin e lartë politik apo me nivelin e lartë të ndërmarrjeve shtetërore sepse ne kemi zgjedhur një qeveri me profesionistë, njerëz të mirë-edukuar dhe me integritet të lartë moral. Nëse e kundërta dëshmohet ju garantoj këtu që masat do të jenë të menjëhershme sepse toleranca ndaj korrupsionit në këtë qeveri është ZERO.”

Kjo domethënë se KM Kurti ka ndryshuar kursin e luftës kundër korrupsionit.

Përvec se është e pa vërtetë deklarata e mësipërme, ajo se korrupsioni s’mundet me qenë i lidhur me qeverinë Kurti 2 gjë që edhe vetë ai e di, ajo edhe ju del në mbrojtje të korruptuarve në qeveri. Për të ditur se a është ndonjë ministër a zëvendësministër i korruptuar në Qeverinë  Kurti 2 (në aspektin e përfitimeve financiare dhe ekonomike), mjafton të bëhet një shqyrtim i gjendjes së pasurisë së tyre, punëve që kanë bërë më herët dhe kalkulimi i thjeshtë do të tregonte se nuk mund të bëhet shtëpi luksoze vetëm nga paga mujore e punës që mund të kenë pasur. Por KM Kurti nuk është i interesuar që me gjithë mend ta luftojë korruspionin, dhe të korruptuarit – kushdoqofshin ata. Edhe po të ndodhte ta bënte këtë – atëherë ”shpata” do të binte mbi të tjerët, por jo mbi rrethin e tij të ngushtë.

Se A. Kurti në pushtet nuk e ka ndryshuar asgjë qasjen ndaj korrupsionit e tregon manifestimi i këtij fenomeni gjithandej. Fjala vjen, po bëhen dhjetë muaj në pushtet dhe asgjë nuk ka ndryshuar gjendja me kqepërdorimet në shëndetësi, sidomos në sektorin e barnave. Do të duhej të kishte qenë alarmante për KM Kurti që në QKUK nuk ka barna esenciale për disa kategori që janë me kancer, ndërkohë që në barnatoret private ka! Madje, KDI ka apeluar që Qeveria Kurti 2 të intentisifkojë miratimin e ligjeve që e bëjnë luftën ndaj korruspionit më efikas, si dhe që Kuvendi i Republikës të vëjë prioritet mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve kundër korrupsionit. Për të qenë e suksesshme lufta kundër korrupsionit ajo duhet të zhvishet nga ngjyrimet dhe i tërë spektri i institucioneve të Republikës, secili në fushëveprimin e vet dhe pa interferime e pa fabrikime, të goditen veprimet reale korruptive. Dicka e këtillë nuk duket në horizont, mbase për shkak të përpjekjeve që të instrumentalizohet drejtësia në atë përmasë sa të shohë me perceptimin e A. Kurtit: se vetëm kur të tjerët bëjnë veprime korruptive e nepotiste ato janë të rrezikshme për shoqërinë, por ato nuk janë të tilla kur bëhen nga njerëzit e afërt me A. Kurtin.

Nje studim tregoi se “gjysma e bizneseve thonë që korrupsioni është i pranishem në prokurimin publik“, e prokurimi publik nuk është agjencion i pavarur që qeveria nuk lejohet të itnerferojë sipas kushtetutës por është pjesë e qeverisë, dhe drejtohet nga ajo. Qeveria e ka në dorë të kontrollojë të gjitha instancat e veta, dhe një prej detyrave kryesore është edhe kjo, detyrë të cilën Qeveria Kurti 2 as që ia ka filluar ta kryejë!

Në nepotizëm ka dështuar Qeveria Kurti 2 pasi që në vend se ta luftojë e ka legjitimuar, e tash po duket se i njëjti epilog e pret edhe për luftën ndaj korruspionit. Deklarimi i Kryeministrit Kurti se korrupsioni “nëse ndodh, do të marrim masa të menjëhershme”. Bizneset janë shprehur se ekziston korrupsioni dhe se ai shprehet në tenderim. Pra, kryeministër ka ndodhë e po ndodhë korrupsioni, edhe gjatë qeverisjes sate dhe në segmentet ku ti ke pushtet ekzekutiv. Por, ajo që mungon – janë masat, “masa të menjëhershme”. Kjo mungesë veprimi po e kontradikton pohimin tënd se “toleranca ndaj korrupsionit në këtë qeveri është ZERO”. Nëse fjalët nuk shndërrohen në vepra, ato kthehen në demagogji!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gresë Krasniqi, vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup…