‘A po ju vjen marre që e keni pranuar Zajednicën’, Molliqaj publikon një video të përballjes së aktivistëve me deputetët e LV-së
02 nëntor 2023
| 16:13
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka publikuar një video në të cilën aktivistët e kësaj partie shihen duke i pyetur deputetët e Vetëvendosjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të cilin e ka pranuar kryeministri Albin Kurti.
“A po ju vjen marre që e keni pranuar Zajednicën” – ishte pyetja e aktivistit ndaj tre deputetëve të LV-së, Mefail Bajqinovci, Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj.
“Shikojeni videon se si reagojnë deputetët e LV-së dhe nuk kanë asnjë fjalë për të thënë, kur aktivisti i PSD-së, Behar Retkoceri, i ballafaqon ata për dëmet që po ia bëjnë Kosovës, me pranimin e Asociacionit”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.