A PO KTHEHET STATUSI I KOSOVËS NË TAVOLINËN E BISEDIMEVE?!
Mësues të dobët, nxënësi ngelcan: Albin Kurti që urbi et orbi ka dëshirë të thotë se është KM i Kosovës e pranoi Marrëveshjen e Brukselit, me aneksin e Ohrit që strategjikisht e shkatërron Kosovën si shtet, qoftë edhe si ide. Jam i bindur që po t’i kishte dëgjuar Dimal Bashën dhe Halil Thaçin, që konsiderohen si truri i njohjes së proceseve ndërkombëtare, pa të cilët nuk merret asnjë vendim i përmasave gjeostrategjike, Albini kurrë nuk do ta pranonte këtë marrëveshje. Thashë më lart se Dilmali dhe Lili janë nëna e mendimit politik global prandaj, kush nuk e dëgjon nënën, e dëgjon njerkën. Në vend të tyre, Albini u përcaktua të mbështet në mendimet e dy mercenarëve ndërkombëtarë: Mark Welleri dhe Jeton Qurroi. Këta e bindën se kjo Marrëveshje është e mirë dhe se : “njëherë të vjen vera kah dera ..”. Mark Wellerin, përveç se e paguan, “me lira” për këshillat e dëmshme për Kosovën dhe të dobishme për Serbinë, si bonus ia punësoi gruan si “ambasadore” të Kosovës në Greqi pasi Greqia ta njohë Kosovën (kur të bën shelnja rrush). Ndërkaq, mercenarin tjetër, Jeton Qurroin, si projugosllav dhe proserb të pjekur dhe të thekur gjithashtu e shpërbleu me tripletë; duke e paguar si këshilltar, duke ia siguruar nga grazhdi i Naim Rashitit 3500 euro në muaj si këshilltar i Besnik Rrencit dhe, e treta duke ia bërë vajzën “miss” të kabinetit qeveritar. Jam i sigurt se Kurti po i ndjenë pasojat e nguljes në kunxhin e Brukselit dhe Ohrit prandaj, kinse po e kundërshton duke kërkuar që ajo të nënshkruhet edhe nga Vuçiq e që sipas njohësve nuk ka fare nevojë të nënshkruhet, veprimi oral apo gojor është obligativ për të dyja palët. Kurti, sa më shumë që po bënë zhurmë, më thellë po ngulet. Ngulitja e parë ishte refuzimi i pranimit në Këshillin e Evropës pas së cilës një analfabete jofunksionale që vetëm në Kosovë mund të bëhej ministre, i bënte karshillëk deputetëve evropianë duke iu thënë se Kosova më nuk ka asnjë detyrim ndaj tyre. Deklaratë e padenjë edhe për idiotin më të pazhvilluar !!! Pastaj, si rrence dhe mashtruese patologjike deklaronte se po punohet që Këshilli i Evropës të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për ta pranuar Kosovën si anëtare. Me këto përgjigje nuk do ta merrte as një pesëshe (në fakultet ) as te Ferid Agani apo Jysuf Ulaj ndonëse këta të dy kanë mandat për shëndetin mendor të kësaj partie për aq kohë sa janë në parti. Së fundi, qytetarëve serbë që kanë pasaporta të Zyrës Koordinuese për Kosovë dhe Metohi, Evropa iu ka njohtë liberalizimin e vizave duke e dhunuar brutalisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës përmes ndarjes së sovranitetit midis Kosovës dhe Serbisë. Pas kësaj ma gjeni një njeri normal që beson se Kosova pashmangshëm dhe përfundimisht është ndarë nga Serbia?! Ndërkombëtarët asnjëherë dhe me asgjë nuk e kanë kushtëzuar Serbinë me njohjen e Kosovës por thonë se do të ishte e mirë, e pritshme dhe e logjikshme që në fund të procesit të ketë njohje reciproke. Marrëveshja e Brukselit dhe bishti – aneksi i Ohrit përfundimisht e liron Serbinë nga çdo detyrim që ta njohë Kosovën. Njohja e liberalizimit të viza për serbët e Zajebnicës nga BE, tregon se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur përfundimisht dhe se të gjitha propozimet janë mbi tavolinën e bisedimeve, nga përkufizimi – ndarja territoriale e deri te ruajtja e status – quos. Po një gjë për mua është shumë e qartë, ndërkombëtarët me çdo kusht duan që ta lënë një kërthizë lidhëse të pandashme midis Kosovës dhe Serbisë prandaj edhe po sillen në këtë mënyrë. Kosova nuk ka litium që do ta kushtëzonte bashkësinë ndërkombëtare ndërkaq budallenjtë që po ua ofrojmë si open mind nuk po na i pranojnë si pasuri natyrore e lëre më Intelektuale. Të tillë kemi sa të duanë. Ndërkaq , Albin Kurti me Çetën e Profetëve Budallenj nuk ka kapacitet të parandalojë këtë, madje duket se as që ka interesim përveç se ta mbajë pushtetin. Opozitë realisht nuk ka në Kosovë, po të mos ishte opozitarizmi kushtetues, kryesisht i PDK – së Kosova do të shndërrohej në Kamboxhë të Kmerëve të Kuq apo në Kore të Veriut. Qeveria aktuale po sillet si sandinistët kur e morën pushtetin në Nikuaragua, me politika sociale të rrejshme, vet u shndërruan në aristokratë. Asgjë nuk kanë bërë ata para këtyre, çka janë duke bërë këta sot. Albin Kurti, po të donte të dilte nga proceset gurthyese që i ka ngritur vet, nuk do ta shpërfillte , deri në poshtërim opozitën. Nuk do t’i dhunonte mediat që kanë qëndrim kritik ndaj tij. Nuk do t’i përndiqte shokët e Bacës Adem Demaçi. Nuk do të azilonte bijtë dhe bijat e udbashëve, hetuesve, prokurorëve dhe gjykatësve të Jugosllavisë dhe Serbisë. Nuk do t’ua shkurtonte përkrahjen financiare pengjeve të Hagës, më meritorët për lirinë e Kosovës dhe Kosovën shtet. Ma gjeni sot dikën në qeverinë Kurti, dikën që ka qenë pjesë e luftës përveç disa dezertorëve të ndyrë dhe hajdutë. Apo në mesin e deputetëve?! Turp është për Albinin që në strukturat që ai 100 përqind i kontrollon të ketë dëshmitarë të mbrojtur. Albin Kurti e kishte mundësinë të bëhej si Hasan Prishtina por këtij edhe emrin ia hoqi nga Universiteti i Prishtinës. Tash, Albinit i duhet një spirancë për ankorim edhe për një mandat. Mundësisht para zgjedhjeve në SHBA, për t’u mos përballur me Trumpin, si fitues shumë i mundshëm. Trampit as që ia ndien leshi për Albinin, e as për të tjerët. Një gjë është e sigurt; sa më shumë të blejë kohë, humbësi më i madh do të jetë Albini. Dhe Kosova. Prandaj Albini duhet t’i kthehet mendjes duke kërkuar mbështetje nga ata që çdo gjë dhanë për lirinë e Kosovës. Duke u larguar nga ata që asgjë nuk dhanë për Kosovën dhe shqiptarët përveç se morën pameritueshëm çdo gjë. Duke larguar nga qeveria ministra dhe ministre që vendin e kanë në psikiatri dhe jo në qeveri. Duke e eliminuar urrejtjen dhe hakmarrjen si mjet për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur pushtetin.
Të premten është përvjetori i kalimit në amshim të të Pavdekshmit, Bacë Adem Demaçit. Ne që kemi qenë gjithmonë afër Bacës Adem do të jemi aty. Sigurisht edhe Albini, me ndërgjegje të vrarë apo me maskën e përkohshme si nxënës politik i Bacës Adem. Është zgjidhja e tij. Nëse dikush ende i beson.
Behxhet Sh. SHALA