A po ndërhyhet politikisht në vendimmarrjen e KPM-së? Flet Isak Shabani i PDK-së
Deputeti i PDK-së, Isak Shabani ka thënë se pavarësia e Komisionit të Pavarur të Mediave është duke u cenuar.
Ai tha se këtë shqetësim e vërteton më së miri edhe reagimet nga organizatat ndërkombëtare dhe vendore të cilat merren me lirin e mediave.
“Sipas mendimit tim këtu po cenohet pavarësia e Komisionit të Pavarur të Mediave. Këtë shqetësim të cilin e kemi ngritur ne në komision edhe si deputet edhe si subjekt politik më së miri e vërtetojnë edhe organizatat ndërkombëtare dhe vendore të cilat merren me çështjen e lirisë së mediave. Ky është një shqetësim për të cilin pothuajse çdo ditë po ka reagim për cenimin e pavarësisë së KPM-së”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Tutje, Shabani si anëtar i Komisionit për Media tha se ka pasur raste që janë thirrur mbledhjet dhe deputet e opozitës nuk e kanë ditur për çfarë do të diskutohet.
“Qe tri mbledhje janë duke e thirrur komisionin e Pavarur të Mediave për me raportu. Në mbledhjen që e kanë thirre 4 deputete edhe atë një mbledhje të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit dite ‘Raporti i Komisionit të Pavarur dhe Mediave’. Ne kemi shku në mbledhje dhe nuk kemi ditë çfarë po debatohet dhe kemi kërkuar nëse kryetari e din se pse është thirrur. Ai thotë se nuk e din pse është thirrur…Ne kemi qenë para një akti të kryen për të diskutuar për diçka për të cilën deputetet e opozitës nuk kanë qenë fare të njoftuar për çfarë do të flitet. E njëjta gjë është përsëritur edhe dy herë të tjera. Në çdo takim kanë dalur dokumentacione të reja që na u prezantofshin aty për aty, pa na ofru që ne deputet me pas një qëndrim…Të mbledhjes së parë asnjë material se kemi pasur”, ka thënë ai.