A po paralajmëron shkuarjen në AAK ish-ministri Bajram Hasani?
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili para disa ditësh dha dorëheqje nga të gjitha funksionet në Nisma Socialdemokrate, tërthorazi ka paralajmëruar shkuarjen në partinë e kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Do të vazhdojë të jem në skenën politike. Muajve të fundit kam pasur oferta nga shumë subjekte politike, por nuk kam vendosur ende. Jam në fazën e konsultimeve edhe me bashkëpunëtorët e mi dhe do të jem diku ku e idetë e mia përshtaten me planprogramin e tyre. Do t’i bashkohem dikujt që ka guxim për të marrë vendime të mëdha”, ka thënë mes tjerash Hasani në një intervistë për “Periskop”-in.
Por, a i është referuar Ramush Haradinaj si ‘njeriu i vendimeve të mëdha’, pritet të shihet ditët në vijim.
Këto ditë AAK-ja ka dalë me sloganin e ri “Ne guxojmë me krijue” që lidhet shumë me aludimin e ish-ministrit Hasani.
Ditë më parë Hasani është pritur në një takim nga kryeministri Ramush Haradinaj, por gjithashtu edhe është parë në shoqërinë e njerëzve të afërt të tij.