Të premtën pritet të mbahet protestë në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e cila është paralajmruar të rritet për 15%. Ministrja Rizvanolli nuk e kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymes me anë të komenteve të dërguara në ZRrE.
Ajo sot ka takuar zyrtar të Zyrës së Rregullatorit të cilët përveq tjerash, tha se ‘Falënderova ZRrE-në për sqarimet e ofruara në takim dhe kërkova sqarime shtesë rreth disa çështjeve, përfshirë çmimin e kapaciteteve të transmisionit, për të cilat duhet analizë e detajuar dhe theksova se çdo kosto që mund të ishte shmangur nuk duhet të bjerë mbi qytetarët, por të mbahen përgjegjës operatorët.”
Postimi i plotë:
Të martën prita në takim konsultues Kryetarin e Bordit të ZRrE-së, z. Ymer Fejzullahu, për të diskutuar procesin e shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025.
Përveç komenteve të dërguara me shkrim, nga ZRrE kërkova trajtim me prioritet dhe mënyrë proaktive të nivelit të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, përfshirë auditimin e investimeve të deritanishme, uljen e humbjeve teknike me hapa më të shpejtë dhe eliminimin e humbjeve komerciale.
Falënderova ZRrE-në për sqarimet e ofruara në takim dhe kërkova sqarime shtesë rreth disa çështjeve, përfshirë çmimin e kapaciteteve të transmisionit, për të cilat duhet analizë e detajuar dhe theksova se çdo kosto që mund të ishte shmangur nuk duhet të bjerë mbi qytetarët, por të mbahen përgjegjës operatorët.