A po sfidohet Agim Bahtiri nga Armend Muja për kryetar të Mitrovicës?
11 qershor 2021
| 14:18
Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka vendosur për kandidatin për Kryetar të Mitrovicës. Ndonëse kryetari aktual, Agim Bahtiri, tashmë e ka shpallur kandidaturën, janë dhënë sinjale se kandidaturës mund t’i hyjë edhe deputeti Armend Muja.
Ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Mujës, sociologu Ramadan Beshiri, që përmes një fotografie nga Kuvendi i Kosovës ka shpalosur një mesazh në të cilin shkruan: Mitrovica meriton më mirë”.
Madje, ky mesazh vjen pikërisht nga ulësja e Armend Mujës në Kuvendin e Kosovës.
Ndryshe, disa parti politike tashmë kanë zyrtarizuar kandidatët për kryetarë komunash, ndërsa në Mitrovicë pritet që brenda muajit qershor të bëhen publik emrat e kandidatëve që do t’i hyjnë garës për të parin e qytetit.