A po shkëmbehen Icardi-Cavani?

24 prill 2019 | 16:03

Interi tash është në dijeni për dëshirën e Mauro Icardit që të largohet në verë.

Klubi italian duket se është dorëzuar para dëshirës së Mauro Icardit, i cili po kërkohet tani nga PSG-ja.

Skuadra italiane është e gatshme që të heq dorë nga sulmuesi argjentinas, ndërsa i dëshiron shërbimet e sulmuesit të PSG-së, Edinson Cavani, “Gazzetta dello Sport”.

Situata e dy sulmuesit është pak a shumë e ngjashme, pasi që të dy e duan largimin nga klubet e tyre aktuale.

Interi dëshiron ta shkëmbejë Icardin me Cavanin, ndërsa sipas mediumit italian, marrëveshja mund të arrihet qysh në fillim të muajit qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Dardanët” do të zhvendosen nga kryeqyteti për në palestrën e…