A po shpërfillet thirrja e Quint-it?

20 gusht 2019 | 18:03

Autoritetet në Kosovë dhe në Serbi nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre, të cilat kanë shkaktuar ngecjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, pavarësisht ftesës së qeverive të vendeve të Quint-it, rreth një javë më parë, që menjëherë të rifillojë dialogu me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë dhe në Serbi, vlerësojnë se letra e vendeve të Quint-it për Kosovën dhe Serbinë, ndryshe nga thirrjet e deritashme, është e rëndësisë së veçantë dhe shpreh qasje të unifikuar të këtyre vendeve, por që tash për tash, të paktën në publik, ndaj kësaj thirrjeje, autoritetet e Kosovës, e në veçanti të Serbisë, kanë treguar mospërfillje.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se qasja e Serbisë dhe Kosovës ndaj thirrjes së vendeve të Quint-it, reflekton faktin se aktualisht në Kosovë dhe Serbi nuk ka udhëheqës të përgjegjshëm.

Ai ka theksuar se udhëheqësit në Kosovë dhe në Serbi nuk e dinë rëndësinë e rolit të bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk e kuptojnë që vendet janë sovrane vetëm kur ato janë pjesë e arkitekturës ndërkombëtare të paqes, stabilitetit dhe mekanizmave ndërkombëtarë që ndërtohen dhe detyrojnë vendet që të mos shkaktojnë kriza.

“As Kosova e as Serbia ende nuk po ballafaqohen shumë me pasoja dhe po mendojnë se janë faktorë të vetëm dhe që mund t’i bëjnë imponime bashkësisë ndërkombëtare. Nuk po e kuptojnë që bashkësia ndërkombëtare i cakton rregullat e Kosova dhe Serbia, duke i përfillur rregullat mund të arrijnë paqen dhe stabilitetin, si dhe marrëveshjen për stabilizim”, ka thënë Tahiri.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/porosia-e-kuintit-kosove-serbi-/30119598.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peter Zingraf do të jetë ambasadori i ri i Gjermanisë…