A po tkurret Hëna? Ja çfarë thonë shkencëtarët
Një hulumtim i ri ka treguar se Hëna ngadalë po tkurret, ndërsa brendësia e saj është ftohur gjatë epokave, duke krijuar mijëra rrudha të vogla sipërfaqësore.
Analiza e re e botuar në revistën “Nature Geoscience” gjithashtu ka zbuluar se Hëna mund të jetë dinamike dhe me aktivitet tektonik si Toka, dhe jo inerte siç kishin besuar disa shkencëtarë.
Hulumtimi i ri është bazuar në tërmetet e matura nga sizmometrat që nga vitet 1969 deri më 1977.
“Kjo do të thotë se hëna ka arritur të mbetet tektekonike aktive edhe pas 4.51 miliardë vjetësh”, ka thënë shkencëtari planetar, Thomas Watters, i cili ka udhëhequr hulumtimin në fjalë.
Astronautët e ShBA kanë vendosur sizmometra në sipërfaqen hënore gjatë misionit “Apollo 11” duke regjistruar gjithsej 28 tërmete.