A po ‘zihet ngushtë’ ZPS-ja? Këto janë përgjigjet që duhet t’i sqarojë para gjykimit ndaj liderëve të UÇK-së
Procesi në rastin e liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale ka hyrë në fazën më të rëndësishme. Gjykimi pritet të nis në muajin mars të këtij viti.
Mirëpo, para fillimit të gjykimit, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të duhet të përgjigjet në disa pyetje të trupit gjykues të Gjykatës Speciale. Këto pyetje përfshijnë kohëzgjatjen e gjykimit, numrin e dëshmitarëve, etj.
Këto pyetje janë bërë me dije në agjendën e konferencës përgatitore para nisjes së gjykimit ndaj liderëve të UÇK-së.
“Trupi gjykues do të kërkojë përgjigje specifike, jo të përgjithshme, nga Prokurori i Specializuar për pyetjet e mëposhtme procedurale shtesë: a) Sa dëshmitarë të bazuar në krim do të thirren? b) Sa dëshmitarë të ‘strukturës së UÇK-së’ do të thirren? c) Sa dëshmitarë do të dëshmojnë në lidhje me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve?”, është thënë në agjendë.
Disa sqarime prokuroria duhet t’i ofrojë edhe për termin “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale”.
“Trupi gjykues do të kërkojë përgjigje nga palët për pyetjet e mëposhtme për çështje thelbësore: a) Marrëdhënia ndërmjet mënyrave të përgjegjësisë së ‘Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (NPK)’ b) Mënyrat e mundshme alternative të përgjegjësisë (NPK II, bashkëkryerje, kryerje indirekte). c) Elementet objektive dhe subjektive të NPK-së d) Elementet e krimeve të mëposhtme: i. Burgimi, si krim kundër njerëzimit (A është (nuk) mjafton heqja e lehtë e lirisë?)”, është thënë në në agjendë.
Sqarime duhet të jepen edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe një e rëndësishme për krimet e forcave serbe në Kosovë të cilat sqarime do t’i ofrojë mbrojtja e të akuzuarve
“A është UÇK-ja një ‘organizatë politike’ sipas kuptimit të nenit 13 (1)(i) të ligjit?); iii. Paraburgimi arbitrar, si krim lufte (A duhet të ketë një prag graviteti për heqjen e lirisë?); iv. Tortura, si krim lufte dhe si krim kundër njerëzimit (A kërkojnë të dyja veprat që kryesi të ndjekë një qëllim të caktuar?) Trupi gjykues do të kërkojë përgjigje për pyetjet e mëposhtme për çështjet thelbësore nga ekipi mbrojtës i z. Thaҫi: a) Referencat për planin e supozuar serb për spastrimin etnik të Kosovës përmes ‘operacionit Patkoi’. b) Referencat për krimet nga forcat serbe ose serbe. në Kosovë”, është thënë në agjendë.