A pritet ta qartësojë Samiti i Berlinit të ardhmen e dialogut Kosovë – Serbi?
Njohësi i proceseve politike, Belul Beqaj dhe njohësi i integrimeve evropiane, Vigan Qorrolli, kanë paralajmëruar se Samiti i Berlinit do t’i japë përgjigje çështjes së shkëmbimit të territoreve si dhe do ta qartësojë të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tyre, ky samit do ta orientojë zgjidhjen e Kosovës brenda kufijve ekzistues.
Beqaj e Qorrolli kanë kërkuar nga presidenti dhe kryeministri që të flasin me një zë në këtë samit sepse, sipas tyre, kjo do ta forconte pozicionin shtetëror të Kosovës në raport me Serbinë.
“Besoj se takimi i radhës në Berlin do ta përforcojë orientimin se zgjidhja domosdoshmërisht duhet të kërkohet brenda kufijve ekzistues. Pozita dhe opozita e Kosovës duhet të bëhen unike për gjetje të formulës së pranueshme që do t’i akomodojë serbët brenda kufijve të shtetit të Kosovës. Kosova ka marrë obligime të cilat nuk i ka përmbushur (pavarësisht prej arsyetimeve) për themelimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe. Lidershipi kosovar duhet të kujdeset edhe për reciprocitet të standardeve meqë zgjidhja për serbët brenda Kosovës duhet të reflektohet me vendosjen e standardeve të drejtave edhe për shqiptarët në Serbi”, është shprehur analisti politik Belul Beqaj për gazetën “Epokën e re”.
Njohësi i integrimeve evropiane, Vigan Qorrolli, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se samiti i Berlinit do t’i japë një përgjigje çështjes së shkëmbimit të territoreve dhe do t’i kornizojë në masë të madhe negociatat Kosovë – Serbi.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetēs “Epoka e re”)