A pritet të vendosë qeveria masa të reja kundër Covid-19?
21 dhjetor 2020
| 11:34
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, këtë të hënë do të mbajë takim me institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave kundër Covid-19.
Takimi që do të mbahet në ndërtesën e qeverisë pritet të fillojë nga ora 14:00, ndërsa në ora 15:00 do të ketë konferencë për media.
Ende nuk dihet nëse do të ketë masa të reja kundër Covid-19 apo do të mbesin masat që janë në fuqi momentalisht.