A qe konvertuar Rugova në katolik, flet Don Lush Gjergji
Don Lush Gjergji ka qenë i ftuar së fundi në një emision. Në mesin e pyetjeve që iu bë ishte edhe ajo se a u konvertua në katolik Presidenti Historik, Ibrahim Rugova.
Ai nuk ka dhënë një përgjigje për këtë, meqenëse siç ka thënë nuk është përzier kurrë në këtë çështje dhe se nuk e ka pyetur asnjëherë Rugovën për këtë.
Tutje, ai ka thënë se ka pasur shoqëri dhe bashkëpunim 30-vjeçar me Rugovën.
“Unë nuk jam përzi kurrë në atë çështje dhe kurrë në mënyrën e drejtpërdrejtë nuk e kam pyetur. Kam pas një shoqërim dhe bashkëpunim të mirëfilltë rreth 30-vjeçar. E kam takuar herën e parë në vitin 1981 dhe kurrë nuk jam ndarë dhe e barti në mendje dhe zemër dhe e falenderoj Zotin që e kemi pas një njëri të tillë, i cili e krijoi strategjinë paqësore dhe jo dhunore dhe më kujtohet fjala e tij e mrekullueshme që s’do ta harroj kurrë “Politika nuk është matematikë”, ka thënë ai në ATV.