‘A tentoi censurim live Dimal Basha në RTK?’: Në RTS e Serbisë munden me pas shqetësim të vetëm Asociacionin
Deputeti i VV’së, Dimal Basha, i predikoi në emision të drejtëpërdrejtë në emisionin Info Plus të televizionit publik RTK gazetares që po e pyeste rreth kushtëzimit me Asociacionin e komunave me shumicë serbe të bashkësisë ndërkombëtare rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në një xhirim të publikuar deputeti pyetjes legjitime të moderatores iu shmang me predikime patetike të mbuluar me gjoja patriotizëm, kur dihen tashmë publikisht e ka kohë se duhet një hap konkret drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për t’i bindur gjithë anëtarët të votojnë pro Kosovës.
Deputeti Dimal Basha e gjeti të bëjë krahasim mes RTK’së dhe televizionit publik të Serbisë RTS si replikë duke pretenduar se mendimi dhe qasja e tij duhet të jetë ajo e RTK’së dhe e shqiptarëve madje. Kjo gjatë diskutimeve për temën e Asociacionit.
“Për besë unë e shoh qysh duhet me pa secili shqiptar. Në RTS e Serbisë munden me pas shqetësim të vetëm Asociacioni, në RTK-në e Kosovës nuk duhet me kanë veç Asociacioni”.
“Kjo është fyerje” ia ktheu moderatorja e revoltuar me këtë qasje./gazetametro.net