A THU ANDRRAT PASKAN FAJ

02 tetor 2019 | 09:24

ADELINË HOTI

Ik ashtu siç ike për t’fundit herë
Ik edhe sot kur m’vret malli për ty
Ik se s’du met pa ma as në andërr
ti vjen aty veç me heq mallin
por sa herë që vjen veç ma shton

Ik te tjetra ku ti i fal çdo natë puthje zjarri
e unë fshij lotët dhe kujtoj fytyrën tane

Andrrat që i kërkoj çdo natë me ty
m’janë shëndrru në ankth t’territ
prekjet që m’i jep aty më janë leverdi e ditës

Kam mall për ty… andaj vazhdoj met dashtë veç në andërr
ditën s’guxoj as në mendje met pasë, se ti je i tjetrës

Më erdhe natën n’jetën teme
ike po natën
prandaj vazhdoj ta due
po edhe ta urrej
t’ziun terr

Ama ty
ty vazhdoj met dashtë vetëm në andërr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike dhe kandidati për kryeministër të Kosovës…