A THUA KUJT I SHËRBEN KY NJERI?!

11 korrik 2024 | 18:15

Në Prill të këtij viti Ministria e Mbrojtjes kishte hapur konkursin për pozitat vakante “Atashe i Mbrojtjes“ në SHBA, Turqi dhe Gjermani. Pas përfundimit të procesit të aplikimit dhe testimit, ministri i mbrojtjes në bazë të rezultateve testuese kishte emruar kandidatët. Mirëpo kandidati i zgjedhur për në SHBA nuk ishte i pëlqyeri i Donika Gërvalla-Schwarz. E krejt kjo, ndërlidhej me urrejtjen që kishte Gërvalla-Schwarz kundrejt ish ushtarëve të UÇK. Më konkretisht, kjo urrejtje direkte kundër këtij kandidati kishte filluar kur në vitin 2022, derisa Gërvalla-Schwarz gjatë bisedës krerët e UÇK i kishte cilësuar si kriminel e UÇK-në si organizatë kriminale. Natyrisht që atasheu i emëruar tani, një ish-ushtar i i UÇK e tani veteran i luftës, duke qenë prezent i kishte reaguar ministres duke mos e pranuar një gjuhë të tillë linquese, poshtëruese e denigruese të cilën e përdorin vetëm eksponentët serb e rus për ushtarët e UÇK-së dhe UÇK. E pas propozimit të kandidatëve nga Ministria e Mbrojtjes dhe ministri Maqedonci, Gërvalla-Schwarz e cila si ministre e jashtme në kushte normale kryen vetëm punën e dërgimit të emrave në vendet pritëse, i kishte kërkuar ministrit Maqedonci që ta ndërroj atasheun e emëruar, i cili i kishte reaguar zonjës Gërvalla-Schwarz për gjuhën e përdorur. Pas proceseve të përfunduara kishte ikur edhe mundësia e një propozimi të një emri tjetër dhe natyrisht kishte pasuar refuzimi i kërkesës së ministres Gërvalla-Schwarz. E si pasojë e refuzimit që të ndërrohet kandidati, Gërvalla-Schwarz, si zakonisht e vendos veten mbi ligjin duke bllokuar tërë procesin dhe në konflikt të kompetencave lë pa atashe të mbrojtjes tri vendet kryesore me të cilat Kosova ka bashkpunim në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarak: SHBA, Gjermaninë dhe Turqinë.

Paradoksi është që që nga fillimi i emrimit të atasheve të mbrojtjes Serbia vazhdimisht kishte reaguar me nota proteste tek shtetet pritëse për mospranimin e atasheve të mbrojtjes nga Republika e Kosovës! Por tani Gërvalla-Schwarz si duket po ua kryen edhe këtë shërbim. Me siguri që ndonjë ministër serb do e falënderoj prap për ndihmën që ajo po ja bën Serbisë, sikur që e pati falënderuar Daqiqi në KS për ndihmën që ajo po i bënte Serbisë në Hagë. Nga pozita e tillë të ndihmosh një herë Serbinë mund të duket dhe të shitet si mosdije dhe budallëk, por ta bësh atë vazhdimisht…domosdoshmërisht të bën të pyesësh veten: A thua ministre e kujt është Gërvalla-Schwarz?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi i ka bërë thirrje…