A u rritën sërish normat e interesit të kredive? Flasin nga Banka Qendrore e Kosovës
Banka Qendrore e Kosovës ka mohuar se ka sërish rritje të normës së interesit në kredi gjatë këtyre ditëve, kësisoj norma e interesit në muajit mars dhe prill është e njëjta 6.30%.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti.
“Ju njoftoj se norma e interesit në kredi në dy muajt e fundit mars dhe prill është e njëjta 6.30%”, ka thënë ai.
Normat e interesit në kredi kanë nisur të rriten në shumë vende në botë gjatë muajve të kaluar. Kjo ka ndodhur si rezultat i shtrëngimit të politikave monetare nga bankat qendrore, për shkak të shkallës së lartë të inflacionit.
Në Kosovë veprojnë aktualisht 12 banka komerciale dhe vlera e kredive në to ka arritur në mbi 4 miliardë euro. Gjithashtu, Kosova mbetet i vetmi treg i jashtëm ku sektori bankar shqiptar ka arritur të vendosë një prani të qëndrueshme.
Të dhënat nga Shoqata e Bankave të Kosovës tregojnë se pjesa e tregut të dy bankave me kapital mbizotërues shqiptar ka vazhduar të rritet në vitin e fundit.
Në bazë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit, bazuar në politikat e tyre afariste, dhe BQK-ja nuk mund të ndërhyjë të to.
Banka Qendrore e Kosovës kishte paralajmëruar se do të ketë rënie të normës së rënieve së interesit në kredi, por që deri tani nuk ka pasur asnjë rënie.