A u “shkri” Bora? Moderatorja habit me postimin, detaji që lidhet me Donaldin

19 prill 2022 | 15:31

Megjithëse hodhi poshtë thashethemet se është rikthyer me Donald Veshaj, Bora Zemani ka surprizuar me postimin e fundit. Moderatorja ka publikuar disa fotografi në Instagram, po ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mbishkrimi që kishte bërë.

Bora kishte vendosur një emoji në formë “dielli” dhe kaq mjaftoi që ndjekësit ta lidhnin me deklaratën e Donaldit. Aktori i humorit sqaroi publikisht se po përpiqet që të rikthehet me Borën. “Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë.

Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora të shkrihet”, shkruante ai. ‘’Donald Veshaj doli dielli. U shkri Bora Zemani, hajde tani’’, ka shkruar dikush.

Nuk dihet nëse ky detaj tregon më shumë për raportin mes dyshes.

Kujtojmë që dy ditë më parë, moderatorja reagoi publikisht duke hedhur poshtë çdo gjë që është shkruar për të. Ajo tha se nuk ka udhëtuar me Donaldin në Vjenë dhe as nuk e ka takuar në shtëpinë e saj. Por ajo që ra në sy ishte komenti: “Për momentin ka ASGJË”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Imer Mushkolaj, ka radhitur një varg kritikash ndaj pushtetit…