A u tremb Fero kur mori vesh se Arbenita ishte shtatzënë?
Ka mjaftuar një shaka e Arbenita Ismajlit në “Instastory” disa muaj më parë duke mbajtur dorën e saj te barku dhe lajmi që ajo ishte shtatzënë kishte marrë dhenë.
Edhe pse çifti e ka hedhur poshtë këtë aludim të fansave, reperi Fero ka rrëfyer ndjesinë e tij në emisionin e “E Diell” kur ka marrë veshe lajmet.
“Kur e kam parë këtë lajm kam qeshur. Nuk më zuri frika sepse është shumë normale që kjo të ndodhë për të gjitha çiftet e showbizit. Edhe pse jam i ri, sërish jam i përgjegjshëm”.
“Nuk është koha ime tani që të bëhem prind, kam nevojë të fokusohem në karrierë, tek fansat e mi, tek njerëzit që duan ta dëgjojnë muzikën time. Unë nëse vendos të bëhem baba, nuk do kem mundësi të merrem me të gjitha këto, ndaj tani për tani jam i fokusuar vetëm në karrierë”, ka thënë Fero.