A vesh Donald Trump pizhame? Ja si përgjigjet Melania
Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ishte së fundmi e ftuar në kanalin “The Five” të “Fox News Channe”l për të promovuar librin e ri.
Gjatë intervistës ajo ka reflektuar ardhjen e saj në Amerikë nga vendlindja e saj Sllovenia, por ka zbuluar edhe detaje nga jeta private me bashkëshortin e saj, ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili po kandidon sërish për president.
Një nga drejtuesit e emisionit, Greg Gutfeld, e pyeti nëse burri i saj fle shumë, dhe ajo u përgjigj:
Ai nuk fle shumë. Ai fle, sigurisht. Ai duhet të flejë.
Më pas, prezantuesi e pyeti nëse Trump vesh pizhame, ndërsa Melania u përgjigj duke qeshur:
Jo.
Melania erdhi në SHBA në vitin 1996 nga vendlindja e saj. Kur u pyet mbi rrugëtimin e saj, si ka arritur deri këtu ku është sot, ajo u shpreh:
Po, një udhëtim i mahnitshëm, një histori e mahnitshme. Unë erdha nga një qytet i vogël në Slloveni dhe më pas shkova në Milano, Paris, New York. Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në jetë. Ne nuk e dimë të ardhmen. Nuk e di se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm.
Ish-Zonja e Parë ka shpjeguar se libri i saj përmban histori të bukura nga jeta private dhe në bisedë ka vlerësuar bashkëshortin e saj.
Ka një personalitet të madh. Është shumë i pasionuar pas këtij vendi. Gjithçka që ai dëshiron të bëjë është ta bëjë këtë vend të sigurt në mënyrë që të gjithë të kenë një punë dhe të gëzojnë jetën familjare.
Rikujtojmë se, Melania Trump, bashkëshorja e ish-presidentit Donald Trump ka zbuluar detaje të reja sa i përket lidhjes së saj me kandidatin për zgjedhjet e këtoj viti në SHBA. Në librin e saj më të ri ajo ka risjellë në memorie momentin kur ajo është njohur me Donald. Ajo pranoi se Trump ishte në një takim me një grua tjetër kur e pa dhe filloi të flirtonte me të. Melania shpjegoi në libër se ishte në një festë të ‘Javës së Modës’ në vitin 1998 me një mik kur Donald iu afrua atyre, pavarësisht se ishte në shoqërinë e një gruaje tjetër.