A2 CNN: Dy të vdekur në një aksident në Gjirokastër

17 shkurt 2025 | 15:22

Dy persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Gjirokastër.

Sipas A2 CNN, thuhet se aksidenti ndodhi mes një kamioni të ushtrisë dhe një furgoni.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë kanë filluar hetimet. Në vendin e ngjarjes gjenden të gjitha njësitet hetimore që po punojnë për zbardhjen e të gjitha rrethanave.

Deri më tani nuk dihet se si ka ndodhur ky aksident i rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda argjentinase Lionel Messi, raportohet se nuk dëshiron që të…