AAAPARr-ja rishpall konkursin për regjistrimin e kandidatëve të gjeneratës së katërt (Dokument)
Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr) ka rishpallur konkursin për regjistrimin e kandidatëve të gjeneratës së katërt për nivelin e 5-të, të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” – Prishtinë dhe në Qendrën Burimore “Përparimi” – Prishtinë për vitin shkollor 2021/2022.
“Për regjistrimin e kandidatëve për nivelin 5 sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj, për vitin shkollor 2021/2022, mund të konkurrojnë kandidatët, të cilët e kanë mbaruar arsimin e mesëm të lartë dhe janë më të vjetër se 18 vjeç.
Duke konsideruar se në konkursin paraprak, nga disa prej komunave nuk janë plotësuar kuotat, rishpallin konkursin plotësues për pranim të kandidatëve për komunat përkatëse si në tabelën më poshtë.
Kandidatët të cilët e kanë mbaruar arsimin e mesëm jashtë Kosovës, obligohen ta bëjnë nostrifikimin, barasvlerësimin e diplomave dhe dëftesave në MAShTI dhe pastaj të konkurrojnë për regjistrim”, është thënë në njoftimin për konkurs.
Paraqitja e dokumenteve bëhet prej datës 21 deri 23 korrik 2021.
“Paraqitja e dokumenteve bëhet në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur. Adresa: Rruga ‘Agim Ramadani’ 10000, Prishtinë, kati i tretë duke filluar nga ora 10.00-14.00”, është thënë në këtë njoftim.
Konkursin e plotë mund ta lexoni:KËTU