AAAPARR shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (X) në Qendrat e Kompetencës për vitin shkollor 2022/2023

27 qershor 2022 | 11:46

Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur ka shpall konkurs për vende të lira për për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë (X) në Qendrat e Kompetencës për vitin shkollor 2022/2023.

Këto janë kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt:

Për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të,  në Gjimnaze dhe IAAP, për vitin shkollor 2021/22, mund të konkurrojnë nxënësit, të cilët e kanë mbaruar arsimin e obligueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjeç.

Nxënësit, të cilët e kanë mbaruar klasën e 9- të jashtë Kosovës, obligohen ta bëjnë nostrifikimin e dëftesave në MAShT dhe pastaj të konkurrojnë për regjistrim.

  1. Dokumentet e nevojshme për konkurrim

Nxënësit për të konkurruar për regjistrim në klasën e X-të në IAAP, duhet të paraqesin këto dokumente:

  • Fletëparaqitjen (e cila merret në shkollën në të cilën konkurron)
  • Dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (6-9) dhe
  • Certifikatën e lindjes.
  1. Afati i paraqitjes së dokumenteve dhe shpallja e rezultateve

Paraqitja e dokumenteve për  Gjimnaze dhe IAAP s për vitin shkollor 2022/2023, bëhet më datën  27, 28 dhe 29 qershor 2022 në lokalet e shkollës amë, ku nxënësi dëshiron të regjistrohet duke filluar nga ora 8.00-16.00.

Për më shumë informata klikoni në gazetën “Epoka e re”: https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/Epoka-27-qershor-2022.pdf

https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/Epoka-27-qershor-2022.pdf

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Robert Lewandowski me shumë mundësi do të largohet nga…