AAK as sot nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

27 prill 2025 | 09:54

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë me dije se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e zgjedhur e kësaj partie, Time Kadrijaj, ka theksuar se nuk kanë marrë asnjë ftesë për koordinim dhe nuk presin asgjë të re në këtë drejtim.

“Në fakt s’po presim asgjë. S’kemi pasur asnjë ftesë, sikurse është aluduar në fillim për një koordinim të mundshëm. Kjo shumicë duhet të sigurojë vetë 61 vota. Ne s’kemi parë ndonjë angazhim në këtë drejtim. S’kemi ndonjë ftesë, as ndonjë risi. Nuk dimë nëse do të ndryshojë kandidati, por qëndrimi ynë është i qartë – nuk do ta votojmë kandidaten për kryeparlamentare”, deklaroi Kadrijaj para hyrjes në Kuvend, pak para nisjes së seancës së shtatë për konstituimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë përleshur për parking në Fushë-Kosovë. Njëri nga…