AAK do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare: Jo për LV-në, por për qytetarët

06 mars 2024 | 11:35

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj, ka thënë se do t’i votojnë këto marrëveshje për qytetarët dhe jo për Vetëvendosjen.

“Aleanca gjithmonë i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare. Në një kohë ne patëm abstenuar sepse qeveria nuk i përkrahte nismat e partisë sonë dhe të opozitës. Pra, gjithmonë ka qenë qëndrim i AAK-së me i përkrah ato”.

“Ne e bëjmë për hir të qytetarëve të Kosovës, për interesin e Kosovës, jo për shkak të Vetëvendosjes apo qeverisë. Jo siç ka thënë Mimoza se ‘janë në koordinim me opozitën’ për t’i votuar marrëveshjet”,  ka thënë Kadrijaj për “Klan Kosovën”.

Ndryshe për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës nevojiten 2/3, apo votat e 80-të deputetëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri pas humbjes nga Bayern Munchen…