AAK-ja anulon të gjitha Kuvendet zgjedhore
17 qershor 2018
| 11:52
Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës (AAK) ka anuluar të gjitha kuvendet zgjedhore të parapara për ditën e sotme, për shkak të vdekjes së Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit të vendit, njëherësh, kryetar i kësaj partie.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se të gjitha Kuvendet zgjedhore të parapara për ditën e sotme, anulohen. Departamenti për Mardhënie me Publikun i AAK-së, me rastin e vdekjes së Bacës Hilmi Haradinaj, i shpreh ngushllimet më të sinqerta Kryeministrit Ramush Haradinaj, Familjes Haradinaj dhe popullit të Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, është bërë me dije në njoftimin e AAK-së.