
AAK-ja bojkoton mbledhjen, kërkon të raportojë ministri Aliu, jo zëvendësi i tij
01 mars 2022
| 11:51
Gjatë raportimit të zëvendës ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka bojkotuar mbledhjen e këtij komisioni për shkak siç ka thënë ajo në raportim do të duhej të ishte ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Komisioni ka vendosur që për mungesa të shumta për raportim nga ministri Aliu, t’i mundësohet të raportojë zëvendësministri Hysen Durmishi.
Komisioni për shqyrton raportin e auditimit të performancës “Vlera për para në ndërtimin e rrugëve lokale dhe rajonale” në Ministrinë e Infrastrukturës.