AAK-ja dhe Nisma prezantojnë programin zgjedhor 2025-2029, përfshin katër shtylla
25 shtator 2024
| 13:03
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me partnerët e koalicionit parazgjedhor, kanë prezantuar programin zgjedhor 2025-2029.
Siç ka raportuar “EO”, krerët e këtij koalicioni e kanë quajtur programin “zhvillimor e integrues në mekanizmat ndërkombëtar”.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ky program është rezultat i punës dyvjeçare që përfshin katër shtylla: anëtarësimi urgjent i Kosovës në NATO, zhvillimi i hovshëm ekonomik, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrim në BE dhe me konceptin Kosova shtet i jetueshëm e jo i braktisur.