AAK-ja dhe PDK-ja bëjnë koalicion në Gjakovë
AAK-ja dhe PDK-ja kanë arritur koalicion për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv bartësja e listës së PDK-së në këtë komunë, Arbënesha Kuqi.
Ajo ka thënë se ky koalicion ka ardhur si dakordim i të dyja palëve, duke shtuar se oferta e kandidatit të AAK-së për Gjakovën ka qenë serioze karshi tyre.
“Ne kemi krijuar koalicion me Ardian Gjinin, kryetarin aktual, dhe para dy orësh është votuar në kryesinë e degës së PDK-së në Gjakovë. Jemi në koordinim të plotë me kryetarin Memli Krasniqi dhe me kryetarin e degës Hajdar Beqa dhe gjithë kryesinë. Ky koalicion ka ardhur si dakordim i të dy palëve, për shkak se oferta e Ardian Gjinit ka qenë serioze dhe e bashkërenduar në bazë të programit tonë politik”.
“Unë si kandidate për kryetare nga PDK-ja, dega në Gjakovë në këto zgjedhje iu jap lajmin që ne jemi veçse në koalicion me zotëri Gjinin për shkak se oferta e Ardian Gjinit ka qenë shumë serioze në raport me neve”, ka deklaruar Kuqi.
Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, sonte në Rubikon të Klan Kosovës deklaroi se ka arritur dakordim për koalicion me PDK-në, Partinë Shqiptare Demokristiane dhe LDK-në, e që me këto dy të fundit nuk ka akoma marrëveshje të formalizuara.
Kandidatja e PDK-së për Gjakovën, Arbënesha Kuqi, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale kishte marrë 3.39 % të votave.
Në balotazhin e 14 nëntorit për Gjakovën do të përballen kandidatja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila dhe ai i AAK-së Ardian Gjini.
Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë demanton lajmin për koalicion me AAK-në