AAK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese statutin e ri të UP-së: Ka shkelje procedurale

12 korrik 2024 | 15:27

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në një konferencë për medie, Dreshaj ka thënë se kapja e shtetit po bëhet nga secili nivel dhe e njëjta ka ndodhur edhe me miratimin e statutit të ri të UP-së, raporton EO.

“Ky status bie ndesh me arsimin e lartë, kurse përveç shkeljeve që i ka dy, edhe në përmbajtje është më i keq. Mbledhja e djeshme nuk ishte shembull i mirë i lirisë së të shprehurit, për media dhe arsimin e lartë. Ky statut vazhdon që të prek mirëmbajtjen, shkollimin, mbajtjen e thirrjeve në nivel vendi gjë që nuk ka ndodhur as në vende komunistë më herët. Ky statut së pari ka shkelje procedurale, debati publik me palët e interesit dhe me media nuk është bërë në mënyrën e duhur gati në mënyrë klandestinë është sjellë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Dreshaj, duke shtuar se Grupi Parlamentar i AAK-së ka vendosur që të dakordohet dhe të marrin pajtueshmërinë që këtë vendim ditëve të ardhshme ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka publikuar një fotografi në…