AAK-ja do të dalë më e votuara
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë se nëse Kuvendi nuk do të shpërndahet më 22 gusht vendi do të hyjë në një krizë të thellë.
Ai ka thënë se do të ishte mirë që të kishte një konsensus të partive për datën e zgjedhjeve.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Nitaj ka bërë me dije se strukturat partiake pëlqejnë që AAK-ja të garojë e vetme në zgjedhje megjithatë, sipas tij, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë koalicioni.
Nitaj ka theksuar se nuk janë të mbyllura dyert për partitë me të cilat Aleanca ka pasur bashkëpunim korrekt.
Sidoqoftë, ai nuk beson se do të përsëritet koalicioni PAN edhe nëse LDK-ja dhe LV-ja bëjnë koalicion parazgjedhor.
Pavarësisht nëse AAK-ja do të garojë e vetme apo si koalicion, Nitaj ka shprehur optimizëm për fitore.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)