AAK-ja dorëzon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale
21 korrik 2023
| 10:33
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.
“[1] Këshilli ekonomik social i cili asnjëherë nuk është konsultuar. [2] Diskrimimini i palëve të cenueshme dhe [3] Lidhjet me veteranët e UÇK-së, rast ky që është eklatant dhe që lidhjet me vlerat që kjo kategori përfaqëson”, ka thënë Tahiri.
Tutje, ai ka thënë se pret që Gjykata Kushtetuese ta vlerësojë kërkesën e tij.
“I bëj pyetje Kurtit të na tregojë se kush e ka sot pagën 260 euro, ky ligj që është miratuar nuk ka asnjë impakt në terren. Është një mashtrim i radhës”, ka thënë Tahiri.