AAK-ja e përmendi si kandidate të pranueshme për kryetare të Kuvendit, reagon Shqipe Selimi

22 prill 2025 | 11:28

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ishte ndër emrat që është përmendur nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, si kandidate e  pranueshme për postin e kryeparlamentares.

Haradinaj pas dështimit të seancës së djeshme, ka thënë se po të propozohej Shqipe Selimi apo Saranda Bogujevci për kryeparlamentare, partia që ai përfaqëson, do t’i votonte pa mëdyshje.

Por, Shqipe Selimi  ka thënë për “Indeksonline” se secili anëtarë që LV-ja e porpozon për cilindo post, e pranon dhe e kryen me nder secilën detyrë dhe se kjo është e drejtë vetëm e partisë së cilës ata i përkasin.

Ajo ka thënë se AAK-ja ka të drejtë të bëjë propozime, por jo në këtë rast. Sipas Selimit vetëm LV-ja ka të drejtë ta bëjë propozimin për kryeparlamentare, gjë të cilën tashmë e ka bërë.

Selimi ka thënë se partitë opozitare se kanë këtë të drejtë dhe se atyre u mbetet vetëm të votojnë pro, kundër apo të abstenojnë.

“Ne në politikë jemi për  shkak se i përkasim një subjekti politik, partisë LV. E LV-ja, cilindo anëtarë që e propozon për cilindo post, ne i pranojmë dhe e kryejmë me nder secilën detyrë. Por këtë propozimin e AAK-së normalisht që kanë të drejtë  të propozojnë, por jo në këtë rast. Sepse në këtë rast i bie që LV-ja ta ketë propozimin për kryeparlamentar. Ne e kemi propozuar dhe tashmë e kemi propozimin dhe atë e mbështesim. Kjo  është. Atyre u mbetet vetëm të votojnë ‘për’,  ‘kundër’ apo ‘abstenim’, siç e  përkufizon dhe kushtetuta”, Selimi, e cila është bashkëshortja e Rexhep Selimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku do të varroset më 26 prill. Vatikani ka…