![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/haradinaj.jpg)
AAK-ja e shqetësuar për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo parti është e shqetësuar për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.
Në këtë kontekst, Haradinaj ka kërkuar zgjidhje urgjente për tejkalimin e kësaj situate.
“Zhvillimet politike ekonomike sociale në Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë më të dëmshme për vendin se sa sot. Çdo vendim i qeverisë është orientuar kundër interesave të qytetarëve e shembulli më eklatant i kësaj është penalizmi i rreth 20 mijë mësimdhënësve duke mos u dhënë pagat. Aleanca është e shqetësuar me këtë gjendje të pashpresë e cila kërkon zgjidhje urgjente. Në këtë frymë sot kishim një diskutim pune për dështimet e kësaj qeverie, dhe për zgjidhjet e duhura që të përfshihen në planin qeverisës të Aleancës, të cilin do ta diskutojmë nesër në Kryesinë e partisë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.