AAK-ja e vendosur ta mbështesë qeverinë e udhëhequr nga Hoti

31 maj 2020 | 08:15

Koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate është duke punuar që sa më parë të mbahet seanca parlamentare për votimin e qeverisë së re.

I nominuari për zëvendëskryeministër të Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë për Klan Kosova se AAK-ja tashmë ka votuar në të gjitha organet e partisë përbërjen ministrore të qeverisë Hoti.

Sipas tij, AAK-ja ka nominuar emra kredibilë për të qenë në krye të dikastereve qeveritare.

Ai ka theksuar se grupi parlamentar i këtij subjekti politik do të jetë njëzëri për ta votuar qeverinë e re, kurdo që mbahet seanca gjatë javës së ardhshme.

Kujtojmë se të nominuarit fillestarë të këtij subjekti politik janë: Ramë Likaj në pozitën e ministrit të Arsimit, Blerim Kuçi në pozitën e ministrit të Ekonomisë, Selim Selimi në pozitën e ministrit të Drejtësisë, Meliza Haradinaj në pozitën e ministres së Punëve të Jashtme, ndërsa zëvendëskryeministër pritet të jetë Besnik Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Fidan Rekaliu, ka mohuar…