AAK-ja fillon përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme
Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka vendosur që të fillojnë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme, në të gjitha nivelet, duke instaluar sistemin një delegat – një votë. Kështu ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
Ai ka bërë me dije se në ndryshimet statutare parashihet që të përfshihet zgjedhja me votë nga baza për të gjitha pozitat në parti, duke menjanuar emërimet dhe zgjedhjet ex-officio.
“Platforma Programore do të plotësohet konform me ndryshimin e Statutit të AAK-së, që do të miratohet në Kuvendin e Punës, për datën e mbajtjes të së cilit do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Drejtues”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/